Syla për Kurtin: S’ma mori mendja që rren aq shumë

Gazetari Valon Syla ka thënë se Asociacioni i Komuanve me Shumicë serbe po bëhet për shkak të borxheve që Kosova i ka ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë njohjet që i ka marrë prej mbi 100 shteteve të ndryshme.

Prandaj, ai tha se ka pritur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jepte dorëheqje, pasi sipas tij, e ka pranuar Asociacionin, ndonëse e ka kundërshtuar fuqishëm sa ishte në opozitë.

“Unë personalisht kam pritur që zotëri Kurti do të japë dorëheqje nga këto që i ka pranuar. Bile, jam lidhur me Ilirin, po presim çka po ndodh nesër në Bruksel, jam lidhur me dreka darka me plotë gazetarë. Jam duke i humbur, Kurti aq shumë po rren s’ma ka marrë mendja që rren aq shumë, thashë bile e fitoj ndonjë. Kam menduar që e mban fjalën e tërhiqet”, tha ai në T7.

Ai ndër të tjera tregoi se çka pritet të diskutohet në Bruksel më 2 maj mes palës kosovare dhe serbe, në kuadër të dialogut mes të dyja vendeve.

Duke iu referuar burimeve të tij, Syla tha se nesër do të prezantohet një draft për Asociacionin.

Nesër në Bruksel, prej burimeve që i kemi, është një draft që është prezantuar kah janari, shkurti, i FES-it, është një draft që iu ka dhënë palëve. S’është Albin Kurti nuk e di, apo serbët. Ka pasur deklarata provokative prej Beogradit ku Vuçiq thotë se ‘ne e kemi përpiluar kryesisht këtë draft’”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *