Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se simboli “Z”, e bluzat me simbolin e Wagnerit, janë prova të cilat tregojnë origjinën e sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.
Ai thotë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses.
“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.