Sveçla i prerë: Pezullon nga puna zyrtarin e MPB-së që shfrytëzoi parkingun e ministrisë për “rent a car”

Nuk janë të rralla rastet kur shërbyesit civil i kanë dhënë vetës të drejtë të keqpërdorin pronën publike.

Rastin për të përfituar në dëm të shtetiti nuk e ka lëshuar as Riza Alshiqi, që deri sot ishte nënpunës i Ministrisê së Punëve të Brendshme, në pozitën e zyrtarit të lartë për monitorimin e transportit qeveritar, shkruan Neutral

Neutral ka nga burime të sigurta ka mësuar se personi në fjalë është pezulluar nga puna, ndërsa pritet të ketë pezullim nga detyra edhe për disa zyrtarë tjerë.

Alshiqi ishte pjesë e MPB-së që nga 2001 dhe që pesë vite mbante pozitën e zyrarit të lartë të transportit.

Alshiqit si duket nuk i ka mjaftuar paga që merrte në këtë institucion, vendosi që krahas punës primare në ministri, si punë sekondare brenda po asaj ministrie dhe brenda orarit zyrtar ka zgjedhur të bëjë biznes me dhënien e veturave me qira.

Për këtë, ai ka gjetur një variant për ta shfrytëzuar pronën e ministrisë. Meqë, punën e zhvillon në objektin e ish-Rilindjes, ai e shfrytëzoi parkingun e këtij objekti ku gjenden pesë ministri, për t’i lënë veturat të cilat i posedon për t’i dhënë me qira, raporton Neutral.

Biznesi i tij në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve është i emëruar si “Riza rent a car”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *