Shkurte Gashi është një nga këngëtaret e cila me secilin projekt godet në shenjë, e aq më tepër kur këngët e saj kanë vulën e Bini Diez.
E tani nga kjo dyshe kemi një surprizë të bukur. Me krijimin e Binit, Shkurte Gashi do të sjell një duet muzikor perfekt për këtë fundvit.
Artistja është bërë bashkë me Ermal Fejzullahun për këtë bashkëpunim, por jo vetëm sepse skuadrës krijuese i është shtuar edhe Donjeta Morina e cila ka shkruar tekstin e këngës.
Ky duet nuk do të vonojë shumë sepse sipas informacioneve, klipi do të publikohet gjatë kësaj jave.