‘Supermeni’ i SHSKUK’ës i afërt me Vetëvendosjen udhëheqë pesë pozita drejtuese nëpër institucione

Qeveria e Kosovës të hënën e 4 korrikut të vitit 2022, kishte votuar përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Emrat e propozuar nga Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishin: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve. Që nga marsi i 2022-s, nuk kishte bord funksional.

Në këtë bord ishte propozuar edhe ish-kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Agreta Gecaj-Gashi, e njohur në media si “zonja e skandaleve” në shëndetësi. Gjatë kohës sa ajo ishte emëruar në bord nga Qeveria Kurti në media ishte raportuar për shumë sjellje të pahijshme të Gecaj-Gashit, si punësimet familjare, keqpërdorime në tenderë, kërcënimet, shantazhet, incizimet e paautorizuara, mosardhja në punë e deri tek plotësimi i testit me 99 pikë për kolegun e mikun e saj Kastriot Meqa.

Në vitin 2021, kur Kastriot Meqa u zgjodh drejtor i Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës (QKUK), kanë qenë në bord edhe ish-kryesuesja e bordit të ShSKUK’së, Agreta Gashi- Gecaj, e cila ka qenë kundërligjshëm si kryesuese, por në dokumentin e siguruar nga Gazeta Neutral, shihet se ka pasur edhe huqje të viti, ku thuhet në këtë vendim se themelohet Komisioni Përzgjedhës për Komisionin Publik me numër protokolli 2966 i datës 15.12.2022.

 Kastriot Meqa aktualisht është Drejtor ekzekutiv në Klinikën e Stomatologjisë në QKUK dhe nënkryetar i Odës së Stomatologëve të Kosovës.

Meqa po ashtu është edhe asistent mësimor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë- Dega Stomatologji dhe kryeredaktor i revistës stomatologjike që është në kuadër të kësaj klinike.

Gazeta Neutral mëson se Kastriot Meqa përpos që është në këto katër poste brenda institutit shëndetësor ai është edhe mik i afërt me ish-kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Agreta Gecaj-Gashi, ndërsa së fundi ai është propozuar edhe si anëtar i Bordit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, neni 13 i këtij ligji ka përcaktuar papajtueshmërinë me funksionin publik, ku theksohet se zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridikë privatë, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare dhe organizatat joqeveritare, përjashtuar subjektet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji, subjektet politike dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet me ligj për shkak të funksionit, shkruan Gazeta Neutral.

Ligji punës Nr. 03/L-212, neni 20, përcakton orarin e punës që nënkupton periudhën kohore, gjatë së cilës i punësuari kryen punë ose shërbime në të mirë të punëdhënësit, por si mundet që Kastriot Meqa të i bëjë pesë punë brenda sistemit shëndetësor.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kishin deklaruar në media se Kastriot Meqa është i deleguar nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe jo nga Bordi Drejtues i ShSKUK”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *