Superliga e Kosovës rikthehet me tri ndeshje sot, vëmendja në Suharekë

Pas një pauze për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, sot rikthehet AlbiMall Superliga e Kosovës në Futboll.

Gjatë ditës së shtunë do të zhvillohen tre ndeshje interesante, të cilat janë të vlefshme për javën e 27-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do ta mirëpresë në shtëpi skuadrën e Gjilanit.

Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina do të luajë në shtëpi kundër Trepçës ’89.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Podujevë, mes Llapit dhe Malishevës.

Të tri këto duele do të nisin nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *