Para disa ditësh u paralajmërua bashkëpunimi i radhës nga dyshja fantastike.
Bëhet fjalë për Ylli Limanin dhe Ledri Vulën të cilët janë në përgatitje të projektit më të ri muzikor, shkruan neutral.al
Ata këtë e bënë të ditur përmes rrjetit social Instagram dhe po ashtu zbuluan edhe titullin e këngës, ku do të titullohet “Tonat”.
Detaje të tjera rreth duetit ende nuk dihen, e ne na mbetet të presim ‘hitin’ e verës.
Ata siç duket kanë filluar xhirimet e klipit dhe kjo është një pamje nga projekti që do ta sjellin.