Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten në Ferizaj.
Sipas Policisë, i arrestuari kishte sulmuar fizikisht viktimën grua duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Ferizaj, 11.05.2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.