Sulmohet seksualisht një grua, shtetase e huaj, i dyshuari e prekë në pjesë intime dhe ikë 

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës tregon se një viktimë femër shtetase e huaj ka përjetuar një sulm seksual në Prishtinë. 

Sipas raportit, viktima u përcoll fillimisht nga një i dyshuar i panjohur, i cili më pas ka hipur në ashensor së bashku me të dhe ka kryer sulmin. Viktima raporton se është prekur në pjesët intime dhe ka pësuar lëndime në qafë (gërvishje). 

Policia e ka konfirmuar se viktima është nën trajtim mjekësor për lëndimet e pësuar.  

SULM SEKSUAL

Prishtine  27.02.2024, 09:35. Viktima  femër shtetase e huaj , ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në banesën e saj , një i dyshuar i pa njohur fillimisht e ka përcjellur e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimen dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishje). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *