Një i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë 20.09.2023 – 13:30. Viktima mashkull kosovari ,i mitur ka raportuar se është sulmuar me thikë nga disa të dyshuar. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari mitur”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Neutral/