Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se edhe këtë herë motivi i sulmit dyshohet të jetë bllokada që punëtorët e kësaj kompanie ia kanë vendosur një vetureje, që ishte parkuar në këtë lagje, por s’kishte kryer pagesën. Sipas informacioneve të para, pronari i veturës bashkë me nënën e tij e kanë sulmuar me grushte punëtorin.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari ishte mllefosur pasi gjeti bllokadën në veturë dhe në shenjë hakmarrjeje u hodh në sulm, për çka u njoftua edhe Policia e Kosovës.
Të njëjtat burime thonë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është marrë deklarata e punëtorit që u sulmua, i cili ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.