Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka thënë se pas sulmit të djeshëm të grupit islamik Hamas mbi Izraelin, kanë rritur sigurinë rreth sinagogave dhe shkollave hebraike, shkruan The Guardian.
Ajo tha për BFMTV: “Ne kemi rritur sigurinë në vendet e adhurimit dhe në shkolla.
Nuk ka asnjë kërcënim specifik në këtë fazë, por ne do të jemi jashtëzakonisht vigjilentë.”