Gjatë ditës së sotme është raportuar për sulmin fizik ndaj një punëtori të ndërmarrjes “Prishtina Parking” nga një qytetar, në rrugën “Johan V Hahn” në kryeqytet, derisa ishte në kryerje të detyrës. Rasti është raportuar në Polici, por sipas ndërmarrjes i dyshuari është lënë i lirë dhe për këtë kanë kërkuar që të ndërmerren veprime.Sipas burimeve të Sinjalit, personi që dyshohet për këtë rast është Gazmend Demolli,
Megjithatë është tejet e çuditshme dhe shqetësuese se përkundër pamjeve dhe raportimit të rastit nga zyrtarët e sulmuar, institucionet ligjzbatuese kanë lënë të lirë sulmuesin.
Kryeshefi i ndërmarrjes “Prishtina Pariking”, Sokol Havolli ka konfirmuar se personi i dyshuar për sulmin është lënë i lirë nga Policia pavarësisht xhirimeve që dëshmojnë se si është sulmuar zyrtari.
Havolli ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin hapat për këtë rast, përndryshe sipas tij, nëse nuk ndërmerren hapa ata do të bllokojnë parkingjet dhe organizojnë protesta.
Sipas Havollit, lirimi i sulmuesit dhe mos dënimi i tij inkurajon të tjerët që problemet eventuale, qoftë të mos pagesës, qoftë të parkimit në zona ku është e ndaluar të parkohen të reagojnë në mënyra të tilla duke sulmuar zyrtarët.
“Të premten në orët e mbrëmjes zyrtarët tonë kanë qenë duke i kryer kontrollet e rregullta në një lagje të kryeqytetit. Duke i realizuar detyrat janë sulmuar nga një qytetar në mënyrë plotësisht të pa provokuar nga zyrtarët tanë. Kjo për ne është totalisht e pa pranuar sepse ne si ndërmarrje jemi duke synuar në çdo moment që të krijojmë kushte sa më të mira për banorët rezident dhe për të gjithë qytetarët. Sulmin nuk është i detyruar ta duroj asnjë zyrtar i Prishtina Parkingut pa marr parasysh si është situata e përkundrazi në këtë fakt që zyrtarë tanë kanë qenë me sjelljet me korrekte të mundshme ndaj këtij qytetari”.
“Ne kemi bërë njoftimin e organeve të rendit, fillimisht menjëherë në natën e ngjarjes. Polica ka marr intervistën dhe e ka liruar menjëherë sulmuesin gjë e cila për ne është plotësisht e pa pranueshme. Sepse kjo inkurajon njerëzit që problemet eventuale, qoftë të mos pagesës, qoftë të parkimit në zona ku është e ndaluar të parkohet për vizitor të reagojnë në mënyra të tilla të sulmojnë zyrtarët brenda orarit të punës. Ne si ndërmarrje nuk do të kursehemi në as një veprim tonin, nuk do të guxoj kurrë as kush të ngre dorë mbi zyrtarët e ‘Prishtina Parkingut’”.
“Nëse rastësisht organet e rendit nuk ndërmarrin masa ne do t’i përshkallëzojmë veprimet tona në raport me institucionet. Duke i bojkotuara punën duke bllokuar parkingjet dhe duke organizuar protesta sepse edhe si numër nuk jemi ndërmarrje e vogël dhe punën e kemi ndër më të vështirat në kryeqytet”.
Havolli tha se si ndërmarrje nuk kanë pranuar as një informacion nga Policia se pse është liruar sulmuesi, pavarësisht pamjeve që posedojnë, raporton EO.
“Nuk kemi informacion edhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese sepse policia i ka të gjitha pamjet se si ka ndodhur ky rast. Zyrtari jonë është plotësisht në sjellje me korrekte të mundshme, madje në bisedë me menaxherin përmes telefonit i ofron edhe palës telefonin e tij, dhe në mënyre totalisht të pa provokuar duke i kthyer telefonin qytetari zyrtarit tonë e sulmon në mënyrë, tinëzare, qyqare dhe në mënyrë ku zyrtari jonë nuk e pret këtë sulm fare”, tha ai.