Moti i ligë në Kosovë sot ka shkaktuar dëme materiale.
Te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë një pemë është rrëzuar, por fatmirësisht s’ka pasur të lënduar, shkruan Neutral.al.
Javë më parë një pemë u rrëzua në “Lagjen Pejton”, ku një person vdiq dhe një tjetër pësoi lëndime të rënda.
Qytetarët janë të shqetësuar pasi disa pemë në Prishtinë rrezikojnë jetët e tyre gjatë stuhive të tilla.
Ata po kërkojnë që komuna të veproj dhe të largoj pemët që rrezikojnë jetët e qytetarëve./Neutral.al/