Stresi është i pashmangshëm në jetë teksa shkaktohet nga ngjarje negative në jetën tonë. Ndërkohë nga studimet e fundit thuhet se stresi është ngjitës.
Stresi i një anëtari të familjes, një kolegu në punë, por edhe i një të panjohuri në rrugë, mund të transmetohet tek të tjerët njëlloj si një virus, veçanërisht tek njerëzit, që i perjetojnë shumë shpejt ndjenjat e të të tjerëve.
Konkluzioni është arritur pas një studimi të Institutit Maks Plank në Lajpcig dhe Universitetit të Dresdenit në Gjermani. Studiuesit i kërkuan disa vullnetarëve të vëzhgonin njerëz të tjerë, ndërsa këta të fundit përjetonin situata të tensionuara psikologjike.
Hormoni i stresit ishte rritur me 26 për qind tek vëzhguesit, teksa në rast se kishte një marrëdhënie intime me personin që gjendej nën presion, përqindja rritej deri në 40 për qind.
Tek secili prej nesh efektet e stresit jane të ndryshme, teksa edhe filmat me shumë suspansë dhe shfaqjet televizive mund të rrisin nivelet e stresit të shikuesve.