Ardhja në jetë e një fëmije sjell shumë ndryshime në një familje të re. Për nënat e reja sigurisht ajo ndikon edhe në trup. Po te baballarët e rinj?
Dikush mund të mendojë se ata pësojnë shumë shumë pak ose aspak ndryshime fizike, por jo.
Një studim i ri ndërkombëtar i botuar në revistën Cerebral Cortex ka identifikuar ndryshime karakteristike në strukturën e trurit të meshkujve pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, dhe në veçanti një reduktim i lëndës gri në disa zona kyçe të trurit.
Skanime i 40 burrave
Për zbulimin e ri shkencëtarët përdorën rezonancën magnetike për të studiuar trurin e 40 burrave gjatë dhe pas shtatzënisë së grave të tyre që çoi në lindjen e fëmijës së tyre të parë.
17 burra pa fëmijë shërbyen si një grup kontrolli, dhe studiuesit më pas analizuan skanimet e trurit të të gjithë pjesëmarrësve, duke kërkuar për disa ndryshime që baballarët e rinj ndanë dhe që nuk ishin të pranishme te burrat pa fëmijë.