Studim: Eksitimi seksual mund t’iu bëjë të…

Teshtitja më shumë se një herë është shumë normale, por ndonjëherë ndodh që të teshtijmë më shumë se dy herë, kjo ndodh ngase ndonjëherë  njerëzit kanë hundë të irrituar dhe iu duhet ta pastrojnë atë.

Një studim zbuloi se rreth 95 për qind e njerëzve teshtijnë rreth katër herë në ditë dhe disa prej tyre e kanë të saktë gjithmonë numrin e teshtitjeve.

Eksperti i ORL-së, Frederick Yoo tha se disa njerëz vënë re se teshtijnë të njëjtin numër herë çdo herë dhe kjo është krejtësisht normale, shkruan Henry Ford Health, transmeton Klankosova.tv

Mirëpo, studimi tregoi edhe një gjë tjetër interesante, ku thuhet se eksitimi seksual mund t’iu bëjë të teshtini.

“Meqenëse sistemi juaj nervor luan rol të rëndësishëm si në teshtitjen ashtu edhe në zgjimin seksual, është e zakonshme që një teshtitje të rezultojë për shkak të kësaj të fundit”, thuhet në studim.

Ndryshe, shkaktarët e tjerë të teshtitjes janë edhe stomaku plot nga ngrënja, aromat e forta, ndriqimi i fortë, janë disa nga shkaktarët e tjerë të teshtimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *