Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina”, sot do të mbajnë protestë para rektoratit të UP-së.
Për këtë rast, Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik / Organizata Studentore “Reforma”, do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante.