Stresi zbulon arsyen e rrengut me Noizyn

Stresi në “Mos i bjer me top”, ka sqaruar të vërtetën e rrengut që bëri me Noizy-n përpara se të publikonin bashkëpunimin e tyre të parë.
Ai u shpreh se e bënë këtë lojë për të parë se kujt do i bëhej qejfi për prishjen e marrëdhënies mes tyre e kujt jo, prandaj u përpoqën ta bënin më të besueshme.

Madje Stresi tregoi se shumë familjarë e marrën në telefon sepse ishin mërzitur.

Stresi: Kjo është bërë për të parë reaksionin e njerëzve. Sepse njerëzit nëse të duan realisht të mirën nga ky bashkëpunim apo nga kjo që na ka ndodhur neve, njerëzit do mërziteshin shumë nga kjo rreng. Ne kemi dashur të nxjerrim ato mbeturinat që sjell deti në sipërfaqe. Kemi dashur të shohim njerëzit që i bëhet qejfi si në publik dhe brenda nesh. Ishte ideja e të dyve.

Ronaldo Sharka: Shumë fansa u mërzitën.

Stresi: Janë merakosur shumë, të shtëpisë mua më kanë marrë në telefon, më kanë marrë miq të ngushtë, edhe Noizyn e kanë marrë shumë njerëz, shumë shokë.

Erjola Doci: E keni mbajtur lojën me njerëzit e afërt?

Stresi: E kemi mbajtur me të gjithë lojën deri diku, sepse një rreng ashtu duhet të mbahet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *