Stresi së fundi ishte më i komentuari lidhur me një video që ka qarkulluar në rrjete sociale.
Në video shihej reperi duke sulmuar anëtarin e TBA-së, Arben Simonin.
Përmes një lidhje direkte në ‘Instagram’ të zhvilluar me reperin Kozak, Stresi ka folur për herë të parë mbi këtë çështje.
Ai ka thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa ndaj tij duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që ia ka bërë.
“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, thotë Stresi ndër të tjerash.
“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj.