Stresi është një nga banorët më të komentuar që nga hyrja në Big Brother.
Ai është duke u komentuar që nga jeta private e deri tek konfliktet që ka pasur me disa nga estrada.
Së fundi ai ka thënë se njerëzit janë duke e keqinterpretuar shumë, ku i thotë Andit se ka shoqëri të ngushtë me femrat më të bukura shqiptare, madje ai tha se fle në krevat me ato.
“Më kanë vëlla të madh, e dinë çfarë respekti kam për ato dhe për të gjitha femrat shqiptare. Unë fle edhe me Morenën se e kam si motër”, u shpreh artisti.
E gjithë kjo erdh pas konfliktit që ndodhi mbrëmë në lidhje me veshjen e vajzave.