Pasditja e sotme rezultoi të mos ishte edhe aq e këndshme për banorin e Big Brother VIP Kosova, Stresin.
Ai është shfaqur i mërzitur nga fjalët e mbrëmshme të ish konkurrentit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Edonit, i cili e ka quajtur rep artistin “person dinak”.
“Nuk mund të flas me askënd përpos teje, vetëm ty të besoj në këtë shtëpi. Më ka prekur shumë fjala ‘dinak’, nuk jam unë ashtu. E kam puthur Edonin çdo mëngjes, e kam përqafuar thjesht nuk jam dakord me të në këto pika”, ka thënë Stresi pos tjerash.