Stresi ironizon për debatin Cllevio-Noizy: “Jo se më han mua r*** për këta tipa…

Një debat virtual ka ndodhur mes reperëve Noizy dhe Cllevio këto ditë.

Kjo ndodhi pasi ky i fundit sapo doli nga burgu i kërkoi përballje Noizyt, gjersa reperi i hitit “Gangsta Love” nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej publikisht me shumë akuza, njëra prej të cilëve rikthente në kujtesë kohën kur Cllevio akuzohej për pedofili.

E mesa duket një reagim ironik dhe me shaka në mes të këtij debati, e ka bërë reperi Stresi, i cili për një periudhë të gjatë ka pasur hasmëri me Noizyn.

Stresi publikoi në InstaStory një imazh nga vetura e tij, duke shkruar në mbishkrimin e saj, se nuk i interesojnë “këta tipa”, me ç’rast fansat kanë aluduar se bëhet fjalë për dy të lartpërmendurit.

“Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj në InstaStory.

Stresi përndryshe nuk ka qenë fare i përfshirë në këtë debat, gjersa vitin e kaluar pas shumë kohësh ai i rregulloi raportet e tij me Noizyn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *