Stresi e quan Xhulin “Gjykatë Kushtetuese”, e Mbresën “Ministri të Brendshme”

Banori i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka pasur një bisedë me plot shaka ironike bashkë me Andin, ndërsa janë tallur me mënyrën e të folurit me kode të Mbresës dhe Xhulit.

Stresi i ka vënë nofka vajzave, derisa Xhulin e ka quajtur “Gjykatë Kushtetuese”, ndërsa Mbresën “Ministri të Brendshme”.

“MB-ja është e zgjuar, por gjithmonë i vjen faksi dhe zbaton vendimin që i ka ardhur, ndërsa GJK-ja e shqyrton. Pastaj, çfarë ndodh? Ia qojnë për ankimin njëra-tjetrës, por ky proces zhvillohet në lavanderi”, ka thënë ai.

“Mendoj se personi i vetëm që ka me u djegë në këmbët e veta është GJK-ja”, ka thënë Stresi referuar Xhulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *