Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për publikun me emrin artistik Stresi, u bë banori i radhës që iu bashkua banorëve të Big Brother VIP Kosova në shtëpinë më të madhe në vend.
Stresi është banori i fundit që hyri sonte në shtëpinë e BBVK-së, për të garuar për çmimin final 200 mijë euro.
Big Brother VIP Kosova ka nisur transmetimin televiziv nga sonte, përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion.