Strategjia e re e klubit, fanella e Messit thyen rekord në historinë e PSG-së

Një nga objektet më të lakmuara në botën e futbollit është fanella e futbollistit. Edhe më shumë nëse kanë qenë ato që kanë përdorur në ndeshjet zyrtare. Nga nëntori i kaluar, Paris Sant Germain përdori një strategji të re marketingu që konsistonte në nxjerrjen në ankand të fanellave të futbollistëve pas ndeshjeve. Uniformat e përdorura në fitoren 5-0 kundër Auxerre në Ligue 1 janë shitur me një çmim bazë prej 199 eurosh (në dyqan zakonisht është 113 euro).

Fanella më e kërkuar nga publiku, ndër katër që dolën në shitje, ishte ajo e mbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos, me një vlerë 3419 euro. Pas asaj ndeshje në “Parque des Prínces” para fillimit të Kupës së Botës, u shitën edhe fanellat e Marco Verrattit (2,611), Nuno Mendesit (2,600) dhe Achraf Hakimit (1,600).

Përsëri u mundësua shitja e disa fanellave pas fitores së Paris Sant Germain kundër Strasburgut dhe në humbjen kundër Lens, ku më e shtrenjta ishte ajo e sulmuesit francez, Kylian Mbappé (15,017 euro dhe 14,083 euro). Në të dy rastet, ofertat u bënë nga blerës me origjinë kineze.

Messi theu rekordin

Si mund të ndodhte ndryshe! Lionel Messi, tashmë me stofin e kampionit të Botës, ka thyer rekordin në ankandin e ndeshjes kundër Angers, kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbyllja e ankandit.

Beteja për fanellën me numër 30 të “Pleshtit” po bëhet nga ofertues nga Kina, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Italia. Një kinez kryeson garën me ofertën e tij 22,006 euro.

Duhet theksuar se të gjitha fondet e mbledhura nga Paris Saint Germain në këtë aksion i kanë kaluar Fondacionit të klubit. “Të ardhurat e mbledhura nga këto fanella do të përdoren për të vazhduar zhvillimin dhe rritjen e klubit dhe do të përdoren për disa projekte të ndryshme”, sqaron klubi parizien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *