Statistikat e IML’së- Një 4 vjeçare u dhunua seksualisht këtë vit 

Nga fillimi i vitit 2022 deri në fund të muajit gusht, 64 persona iu nënshtruan ekzaminimeve klinike në Institutin e Mjekësisë Ligjore, si pasojë e dhunimeve seksuale.

Në statistikat e siguruara nga tëvë1 nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, viktima më e re rezulton të jetë një fëmijë e gjinisë femërore e moshës 4 vjeçare.

Ndërsa, pjesa më e madhe e viktimave të tjera është, gjithsej 44 fëmijë të moshës 11 – 16 vjeç.

Në IML, kontrolleve për evidentimin e dhunës seksuale u janë nënshtruar edhe persona të rritur.

Kështu, 6 persona i takojnë moshës 17-20 vjeç, 8 persona i takojnë moshës 21-30 vjeç, 2 persona i takojnë moshës 31-40 vjeç, dhe 3 persona i takojnë moshave mbi 41 vjeç.

Të shprehura në përqindje, rezulton se 70.3% e viktimave të dhunës seksuale që kanë kryer ekzaminime klinike në Institutin e Mjekësisë Ligjore brenda këtij viti, janë nën moshën 16 vjeç.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të prejardhjes së këtyre viktimave, në bazë të statistikave të siguruara nga televizioni, prinë Prishtina me gjithsej 25 raste.

Kryeqyteti pasohet nga Mitrovica me 9 raste, Ferizaj e Prizreni me nga 8 raste secila, Gjakova me 7 raste dhe Gjilani me 5 raste. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *