Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se është momentum i mirë që palët të arrijnë dakordim edhe për aneksin e zbatimit për marrëveshjen bazë.
Në një intervistë për gazetarin e Tëvë 1, Shpat Blakçori, Stano ka thënë se nuk mund të spekulojnë a do të ketë dakordim apo jo. Megjithatë, ai ka thënë se nëse nuk ka dakordim për normalizim të raporteve mes të dyja kjo do të ndikojë edhe në atë se sa shpejt palët do t’i afrohen integrimit në Bashimin Evropian.
“Bashkimi Evropian është për më shumë se një dekadë duke e ndëremjetësuar dialogun dhe natyrisht e bëjmë me qëllimin që të shohim një rezultat pozitiv. Pasi që jemi vetëm ndërmjetëses gjithmonë varet nga dy palët se a bëjmë proges dhe arrijnë marrëveshje apo jo. Në fund është ata që bëjnë zgjedhjet dhe determinojë rezultatin e bisedimeve”.
“Borrell që është ndërmjetësuesi kryesor tha dje se është mundësi unike, kemi një momentum të mirë pasi që palët u dakorduan për marrëveshjen bazë, kjo mundësi unike duhet të shfrytëzohet dhe Borrell shpreson për qasjen konstruktive që palët ta përdornin këtë momentum dhe jo ta humbin këtë. Dhe në fund të fundit janë njerëzit në Kosovë dhe Serbi që përfitojnë nga kjo”.
Stano ka thënë se data ekzakte se kur do të ketë marrëveshje finale është në duart e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.
“Ne jemi ndërmjetësues dhe nuk na takon të bëjmë parashikime se çka do të ndodhë, ajo varet nga aftësia e të dy palëve që të bien dakord për rrugën përpara, për hapat e nevojshëm dhe zoti Borrell ishte shumë i qartë për qëllimin e këtij takimi dhe ai ishte të finalizohej implemetimi i ankesit të marrëveshjes”.
“Po ndihmojmë për më shumë se 10 vite të dyja palët të avancojnë dhe do ta mirëprisnim një marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe nëse do të arrihej më herët. Progresi nevojitet urgjentisht dhe këtë po e kërkojmë, por data ekzakte se kur do të ketë marrëveshje finale është në duart të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti”.
“Në BE kemi një shprehi që të mos spekulojmë në skenaret çka nëse, jemi të fokusuar në punën tonë dhe ajo është të bëjmë gjithçka që mundemi që palët të merren vesh. Për ne është plani A. Plani B është që ta bëjmë të punojë plani A. BE, zoti Borrell dhe zyrtarët tjerë kanë thënë që rruga e BE-së shkon përmes dialogut, nëse nuk ka progres në normalizim patjetër që do të ketë ndikim se sa shpejt palët do t’i afrohen Bashklimit Evropian”, ka deklaruar Stano për Tëvë 1.