Sportistja e njohur rrihet keq në rrugë nga një person me shufër të hekurit, fytyra e saj duket si mos më keq…

Kim Glass, fituesja e medaljes së argjendit me SHBA në volejboll, në Lojërat Olimpike të Pekinit 2009, u sulmua nga një endacak rrugësh me shufër hekuri në rrugët e Los Anxhelosit.

Videoja e Kim Glass e gjakosur dhe e plagosur në trotuar u regjistrua nga Benson Parks, i cili arriti ta mbërthejë njeriun përgjegjës për sulmin.

Kim Glass shpjegoi agresionin ndaj saj: “Ai më shikoi me sy plot urrejtje. Dhe kur u ktheva për ta parë, i thashë mikut tim: Mendoj se diçka nuk shkon me këtë person. Aty për aty më goditi si rrufe me një shufër e madhe metalike. Ndodhi shumë shpejt”, – shpjegoi Kim Glass për “TMZ Sports”.

Kim Glass pësoi fraktura të shumta të fytyrës dhe iu deshën disa qepje për të mbyllur plagët e saj. “Po, kam fraktura të shumta. Dukem si ET”, – tha me shaka volejbollistja dhe modelja.

Pavarësisht dëmtimit të konsiderueshëm në syrin e djathtë, mjekët besojnë se ylli i volejbollit, 36 vjeçe, nuk do të ketë pasoja të pariparueshme.

Olympian Kim Glass suffers gruesome injuries after she was attacked in Los Angeles | Fox News

Kim Glass pranoi se sfida e saj tani është të jetojë pa frikë në qytetin e mbushur me krime të Los Anxhelosit, pasi ka jetuar më parë në Rusi, Porto Riko, Turqi, Republikën Çeke, Azerbajxhan, Kinë dhe Brazil.

“Djema, jini të sigurt, ka shumë pacientë mendorë atje në rrugë tani. Nuk duhet të keni frikë kur ecni, por është e vërtetë se siguria mungon, ndaj bëjini sytë katërt”, – shkroi Kim Glass në rrjetet e saj sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *