Specialja konfirmon bastisjen në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, nuk jep detaje

Mëngjesin e sotëm Gjykata Speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami.

Kjo për Zeri.info është konfirmuar edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por që nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

Gjatë ditës së djeshme, Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e Blerim Shalës dhe të Bashkim Smakajt, ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *