S’pati para të paguajë gjobat që mori nga inspektorët, shitësi tenton të vetëvritet…

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person po tentonte t’i bëntë keq vetes së tij.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor kanë hasur në 34-vjeçarin i cili kishte tentuar që të vetëvarej në litar, ku kanë ndërhyrë dhe e kanë shpëtuar.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur tek ish Gjykata e Qarkut, ku 34-vjeçari i cili është shitës ambulant në sheshin ‘Nëna Terezë’ kishte vendosur që të kryejë vetëvrasje, kjo si pasojë e disa gjobave të cilat i ishin shqiptuar nga inspektorët e Komunës së Prishtinës e të cilat ka deklaruar se nuk ka mundësi që t’i paguajë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *