SPAK ka vënë nën sekuestro vilën e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Një ditë më parë GJKKO vendosi sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme, llogarive bankare dhe aksioneve që dispononte Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Në pranga u vu edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.