Sot Tirana mbledh ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit

Sot Tirana do të jetë nikoqire e takimit të 24 delegacioneve nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit ku mblidhen ministra të jashtëm në një takim që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit i cili mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në kuadër të këtij formati do të marrin pjesë komisionari për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi, ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria.

Në takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, po ashtu edhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”, raporton RTKlive.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

Agjenda e ndërlidhjes së Procesit i referohet shkëmbimeve humane, bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik të rajonit. Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) është arritje të padiskutueshme të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë, Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile, organizatat rinore dhe shoqatat e biznesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *