Protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes në plazhin e Potamit në Himarë, i janë bashkuar edhe të afërm të 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Një kushëri i Jonadës ndërsa mori fjalën para protestuesve tha se Jonada para ngjarjes kishte dy prindër, ndërsa sot të gjithë shqiptarët janë prindërit e saj, duke ju referuar qëndrimeve që qytetarët mbajtën pas ngjarjes së rëndë.
“Unë jam kushëriri i dytë i Jonadës. Jonada kishte dy prindër, që i ka prapë, por Jonada tani i ka të gjithë shqiptarët prindër. Është amaneti juaj. Kjo protestë duhet të rritet, për Jonadën dhe për të gjithë fëmijët që rriten të kërcënuar. I ftoj të gjithë mediat edhe ata që janë skeptike, që ti mendojnë mirë disa gjera. Mos prisni që të bëhen viktima të afërm dhe të merrni lajmin. Të gjithë mediat që kanë bërë punën e vet i falënderojmë”.