Sot rikthehen ethet e Championsit, do të hidhet shorti i së tetës së finales

Sot do të rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve.

Shorti i së tetës finales së garës më prestigjioze të futbollit do të hidhet në Nyon të Zvicrës duke filluar nga ora 12:00.

Goglat pritet të sjellin përballje interesante, ndërsa kryesuesit e grupeve shpresojnë t’i shmangin duelet me ekipet e njohura si Paris Saint-Germain, Inter apo edhe Napoli ,që përfunduan në vendet e dyta në fazën e grupev.

Në vazon e parë gjenden klubet e mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City, Barcelona, Arsenal, Atletico Madrid, Dortmund dhe Real Sociedad, që përfunduan si kryesues në grupe.

Kurse, në vazon e dytë gjenden skuadrat si Inter, PSG, Napoli, Lazio, Leipzig, Porto, PSV dhe Copenhagen.

Siç dihet, ekipet që ishin në të njëjtin grup në fazën paraprake nuk kanë të drejt të përballen në të tetën e finales.

Ndeshjet e para të së tetës së finales do të luhen më 13 e 14 shkurt e 20/21 shkurt të vitit që vjen, kurse ato të kthimit më 2/3 mars dhe 12/13 mars.

Më pas do të hidhet shorti i çerekfinales dhe kështu me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *