Ikona e prezantimit të emisionit “Prive”, moderatorja e radiotelevizionit Klan Kosova, Liberta Spahiu feston sot ditëlindjen e saj.
Kjo kremtë ditëlindjeje vjen pak ditë pasi lidhja e saj me kantautorin nga Shqipëria, Flori Mumajesi u bë publike.
I pari ishte Flori ai që postoi një foto me mbishkrimin – “Pak tinza amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe”, teksa mungesë nuk shënoi as një postim nga moderatorja, e cila shkroi – “Më falni se pak jemi vonuar! Me foto te bredhi! Pushime të mbara”.
Gjithsesi, lidhja mes Spahiut dhe Mumajesit është përfolur që në vitin 2017, veç se as njëri e as tjetri nuk e kishin konfirmuar një gjë të tillë deri më tani.
Se ku dhe me kë do ta festojë Liberta këtë ditëlindje, mbetet të shohim në orët në vijim.