Kremlini ka marrë një vendim për një “zgjidhje” radikale të një prej problemeve të tij në lidhje me Bjellorusinë, sipas mediave të huaja.
Mediat e huaja shkruajnë se sipas plantit të liderit të Kremlinit Vladimir Putin, vrasja e Presidentit Alexander Lukashenko, ose në çdo rast detyrimin e këtij të fundit për të bashkëpunuar me të do të ishte një nga zgjidhjet.
“Me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin pas kthimit të tij nga samiti i fundit i CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive), inteligjenca ushtarake ruse mund të përpiqet në ditët në vijim të miratojë një skenar që përfshin për vrasjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko ose do të përpiqet thjesht ta frikësojë atë në mënyrë që të urdhërojë trupat e tij që të përfshihen në luftë më Ukrainën,” sipas institutit amerikan, Robert Lansing Institute.
Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) po shqyrton skenarin që përfshin vrasjen e Lukashenkos, detyrë e cila do t’i besohej Sekretarit të Përgjithshëm të CSTO, Sanislav Zas, një njeri besnik ndaj Rusisë dhe nën kontrollin e GRU, shkruan Ansa.
Sipas komplotit, Zas më pas do të deklaronte bashkimin e Bjellorusisë me Rusinë si një entitet autonom, me sa duket për të parandaluar kërcënimin ushtarak nga Ukraina dhe Polonia.
Në të dy skenarët – nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një atentat të dështuar ndaj Lukashenkos, do të paraqiteshin “prova” të fabrikuara të “përfshirjes së Ukrainës dhe Polonisë nën drejtimin e inteligjencës së NATO-s”, të cilat do të ofronin një pretekst për përfshirjen e trupave bjelloruse në luftën kundër Ukrainës.