Skena qesharake vijnë nga Meksika, qeni vrapoi në fushë dhe kapi topin as kund nuk mund ta ndal

Kafshët janë bërë pjesëmarrëse të shpeshta në aktivitete sportive, zakonisht kur rastësisht futen në fushë dhe fillojnë të bëjnë një “show” për të kënaqur fansat. Këtë herë, një skenë e tillë vjen nga divizioni i dytë i Meksikës.

Skuadrat e Alebrijes Oaxaca dhe Dorados zhvilluan një ndeshje të ligës së dytë meksikane, ku Alebrijes po fitonte bindshëm 4:0, kur në minutën e 90-të ndodhi një skenë e mrekullueshme, transmeton Ballkani.info.

Teksa prisnin që arbitri të përfundonte ndeshjen, ndërkohë që skuadra e Alebrijes po sulmonte në fushë u shfaq një cirk i vërtetë.

Qeni futet në fushë dhe filloi të “driblojë” rojet, kapi topin me dhëmbë dhe vrapoi nëpër fushë, ndërsa të gjithë e ndiqnin.

Ai po bënte një sllallom, askush nuk mund t’i afrohej derisa komentatori ishte në ekstazë, duke e shoqëruar vrapimin e qenit me “Olee, olee, oleee”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *