Skandaloze: Pas rreth dy viteve, OSHP përgjigjet në kërkesat për t’i futur apo jo kompanitë në ‘Listën e zezë’

Ekziston një ‘listë e zezë’ në Organin Shqyrtues të Prokurimit – OSHP. Aty futën kompanitë që pretendohet se janë zënë duke ofruar dëshmi të rrejshme gjatë ofertimit të tyre në proceset e prokurimit, ose nuk kanë ofruar dëshmitë e nevojshme as pas nënshkrimit të kontratës. Pas kërkesave nga ana e institucioneve për të futur një kompani në listën e zezë, OSHP e mbledh Bordin e vet dhe e shqyrton çështjen, shkruan Demokracia.com.

Për ta trajtuar një lëndë të Kompanisë Publike të Komunës së Prishtinës, Ndërmarrës Publike Banesore”, OSHP-së i janë dashur rreth dy vite kohë, anise tenderi për të cilin bëhet fjalë tashmë është ‘harruar’.

Më 30 mars 2022, NPB-ja i kishte kërkuar OSHP-së që ta fusë në listën e zezë kompaninë “GHM Company”, nën pretendimin se nuk ka mundur të ofrojë disa dëshmi pas nënshkrimit të kontratës “Furnizim me profile të hekurit lot 1 NPB”.

Paneli i OSHP-së, i cili përbëhet nga Bordi ka arritur të nxjerrë vendim në këtë kërkesë para pak ditëve ose fiks më 16 nëntor 2023, katër muaj pa u bërë 2 vite.

OSHP-ja e ka hedhur poshtë kërkesën e NPB-së për ta futur në ‘listën e zezë’ kompaninë e lartcekur.

Ndërmarrja Publike Banesore në kërkesë ka sqaruar se ka zhvilluar procedurën e prokurimit “Furnizim me profile të hekurit Lot 1 NPB”. Në këtë aktivitet të prokurimit ka marrë pjesë edhe OE “‘GHM Company” SH.P.K. Të njëjtin e ka shpërblyer me kontratë për këtë aktivitet të prokurimit. Vlera e kontratës është 53,550.00 euro.

Po ashtu, mbi një vit i është dashur të marrë vendim edhe në një kërkesë të Komunës së Hanit të Elezit. Në fund, OSHP-ja nuk e ka aprovuar kërkesën për ta futur në ‘listën e zezë’ kompaninë “Valmir Mustafa BI”.

Afro dy vite i është dashur të marrë vendim edhe në një kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë.

Edhe Korporata Energjetike e Kosovës, në shkurt të vitit 2022 ka kërkuar nga OSHP që ta ndëshkojë me largim nga prokurimi publik për një kohë kompaninë “Lis Arm”. KEK ka konsideruar që operatori i njëjtë nuk ishte paraqitur për ta implementuar kontratën, anise më të ishte nënshkruar kontrata.

Kur OSHP-ja vlerëson se një operator ekonomik duhet të futet në ‘listën e zezë’, atëherë ai diskualifikohet nga gara e prokurimit publik për një periudhë 6 deri në 1 vit. Kryesisht në atë listë futën kompanitë që zihen duke ofertuar më dokumente të rreme, p.sh. falsifikohen listat e nxjerra nga ATK-ja apo pasqyrat e auditimit të raporteve financiare të kompanive, etj.

Duhet përmendur faktin se veprimet që dalin nga kjo listë dhe Kodi Penal i Kosovës janë në kundërshtim më njëra-tjetrën. Kjo ngase shpeshherë kemi parë se Policia e Kosovës ngritë aktakuza ndaj kompanive që paraqesin dokumente të falsifikuara në prokurimin publik dhe bazuar në Kodin Penal të Kosovës, falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe mashtrimit në prokurimin publik janë vepra penale. Por, lista e OSHP-së, e cila gjen këso elementesh, pas gjashtë muaj i lë të lira kompanitë që të ofertojnë përsëri.

Tashmë disa kompani janë larguar nga ajo listë dhe po marrin tenderë lirshëm, anise ishte vërtetuar se kishin ofruar të dhëna të rreme.

Aktualisht, në “listën e zezë’ të OSHP-së ndodhën veç 6 kompani. /Demokracia.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *