Skandaloze/ Maloku pas dhunës: Na po thyejmë tabu, po guxojmë 

Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit First Channel, pas skenave të dhunës në “It’s my Home”.

Pas këtij veprimi, Valon Maloku bëri një vizitë brenda shtëpisë ku iu shpjegoi banorëve se çka ka ndodhur sot pas veprimeve të tyre.

Ai tha se po thyejnë tabu dhe po kanë guxim me atë që po bëjnë. 

“Mundet me pas gabime por janë të paqëllimshme. Ju kuptoj pse po ju ndodhin gjitha këto. Kërkush me zor s’ju ka shti. Për momentin, jeni pjesë e çdo shtëpie shqiptare. Dy ditët e para kem marr shumë falënderime për punën. Ndërsa, në fund ka pas shumë kritika.

Nuk është mirë çka është tu ndodhë. Jo ofendim, prekje,  rrite zanin sa dush po jo me ofendu, bullizu, kërcënu. Jo pse jeni para kamerave por me këto përcillet nga shteti.”

“Gabimi jonë i vetëm është që na thyejmë tabu, na gjithmonë guxojmë me bo diçka që të tjerët nuk kanë bo”, tha Valoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *