Skandaloze/Kosovës po i kushtojnë kreditë e pashfrytëzuara me miliona euro

Blendi Hasaj nga GAP ka zbuluar një fakt interesant rreth marrjes së kredive nga shteti i Kosovës, por që nuk i kemi shfrytëzuar, e kjo sipas tij ka pasur kosto të lartë për buxhetin e vendit, shkruan Syri.net Kosova.


“A e dini se Kosova në muajin qershor të këtij viti i kishte 634 milionë euro kredi të ratifikuara por të patërhequra? Më shumë se 6.4% e GDP-së tonë. Pra kemi marrë kredi nga jashtë ndër vite, por sjemi duke i shfrytëzu! Absurde! E çka është me e keqja, kjo na kushton. Paramendoni, në vitin 2022 i kemi pagu 337 mijë euro veç për faktin pse si kemi tërheqë apo shpenzu këto kredi, të cilat vet i kemi kërku. Në vitin 2018 kjo shifër ka qenë 1 milion euro. 
A e dini çka janë disa nga arsyet pse marrim kredi e më pas si shfrytëzojmë? Këtë e sqaron edhe vet raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit i vitit 2022: “Hyrja në marrëveshje të kredive dhe vonesat në tërheqjen e fondeve në dispozicion, është pasojë e planifikimit të dobët, procesit të shpronësimit dhe mungesës së kapaciteteve qeveritare për t’i shfrytëzuar në kohë dhe në mënyrë efektive fondet e huamarrjes.”, ka shkruar ai në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *