Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj vdiq sot pasi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij.
Për vdekjen e Myftarajt pati reagime të shumta, e një prej më të komentuarve është një reagim që bëri hoxha Ahmed Kalaja duke porositur ndjekësit e tij që të mos shprehin ngushëllime për vdekjen e Myftarajt për shkak të pikëpamjeve kontroverse të të ndjerit mbi fenë islame, shkruan gazeta Neutral.
Këngëtari Gold Ag, që njihet si praktikues i fesë islame, komentoi në postimin e Ahmed Kalajës duke ironizuar me vdekjen e gazetarit.
“Shyqyr që nuk e paska lënë për nesër habib, se soji i tij do të kishte menduar që ishte i mirë pasi iku (vdiq) në xhuma”, ishte komenti i këngëtarit në postimin e Hoxhës.
Ky i fundit iu përgjigj duke i thënë “Ku të shkon mendja, i rrezikshëm, po edhe habib je”.