Skandal në burg! Oficerja dhe infermierja dashurohen me të njëjtin të burgosur

Dy punonjëse të burgut të Uellsit janë akuzuar se kanë pasur lidhje me një të burgosur.

Infermierja Elyse Hibbs dhe oficerja Ruth Shmylo, të dyja 25 vjeçe, përballen me akuza për sjellje të pahijshme për “marrëdhënie të papërshtatshme” gjatë punës në burg.

Lidhja 5-mujore e Shmylos thuhet se ka ndodhur midis dhjetorit dhe prillit 2021, përpara se me të burgosurin të niste Hibbs, midis muajve maj dhe korrik.

Oficerja Ruth Shmylo, 25 vjeç, akuzohet se kishte një lidhje me të njëjtin burrë, që përfundoi 1 muaj pasi Hibbs ndërpreu lidhjet me të.

Të dyja vajzat do të paraqiten së bashku në Gjykatën e Cardiffit muajin e ardhshëm për një seancë dëgjimore për pranimin e fajësisë dhe përgatitjes së gjyqit pas paraqitjeve të tyre në Cardiff Magistrates në fillim të kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *