Skandal/ Mori ryshfet për t’u hakmerrur – Neutral sjell detaje se si u korruptua polici Tush Gjini

Gjatë ditës së shtunë Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se polici, Tush Gjini është kapur në flagrancëse duke marrë ryshfet, kështu duke keqpërdorur pozitën zyrtare, shkruan Gazeta Neutral.

Gazeta Neutral sjell detaje ekskluzive se si Gjini kishte marrë ryshfet në vlerë prej 1000 euro.

Sipas burimeve të Neutralit, Gjini kishte plotësuar gjobat e trafikut për individët e emëruar në dokumentet e gjobave, por të njëjtar nuk i kishte deklaruar fare në librin e tiketave.

Informacionet e para të Neutralit, bëjnë të ditur se dyshohet se Gjini ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 200 eurove dhe pjesën për servisimin e veturës, ndërsa kërkonte gjithashtu edhe një shumë prej 1,000 eurove, duke argumentuar se kishte kryer punë për një person të caktuar. 
Krejt ky shërbim i kryer nga Gjini, dyshohet se është kryer për motivin ‘hakmarrje’ ndaj një personi të tretë.

Zyrtari policor dyshohet se ka marrë ryshfet në shumën afër 200 euro dhe ka blerë pjesë për servisimin e veturës mbi 100 euro tek dhënësi i ryshfetit me qëllim që polici të ushtrojë presion mbi individët e emëruar në dokumentet e gjobave.

Ndryshe, IPK-ja ndërkohë ka bërë të ditur se është arrestuar qytetari i përfshirë në këtë rast, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

“Veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kurse të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro)” thuhet në njoftim të Inspektoratit.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *