Situatë eskaluese – Hovenier, Haxhiut: Mos u nis për SHBA

Disa media po raportojnë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do ta ketë të pamundur të udhëtojë për në SHBA ashtu siç e kishte planifikuar. Këtë njoftim, siç raportohet ajo e ka marrë sot, edhe pse gjatë ditës shefi i kabinetit të Haxhiut, Genc Nimoni tha se këto lajme janë të pavërteta.

Ndonëse ende nuk dihet cila është e vërteta, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgigje nga vet ministrja Haxhiu, por e njëjta nuk e ka hapur telefonin, madje i ka ndalur thirrjet nga redaksia. 

Në raportime thuhet se ambasadori amerikan Hovenier ka deklaruar nuk mund të udhëtohet, për shkak të krizës momentale.

Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, thuhet të jetë shprehur Hovenier, deklaratë kjo ende e pakonfirmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *