Debatet në shtëpinë e Big Brotherit nuk kanë të ndalur.
Këtë herë janë përfshirë Dea Mishel dhe Ermiona, e cila i tha se herën e fundit që futet në dhomën e gjumit duke ulëritur, pasi në këtë mënyrë po i shkakton ankth.
Ajo madje i tha se është një person shumë i pasjellshëm dhe duhet që të këtë turp.
Ermiona reagoi ashpër ndaj saj, duke i thënë të mos bëjë filma me të. Ajo shtoi se kur u fut në dhomë, Dea nuk ishte fare në gjumë.
Pas kësaj, Dea ka shpërthyer në të qara, madje ka kërkuar edhe të largohet nga shtëpia.