Një polic dhe dy qytetarë raportohet të jenë plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve.
“Jepi zë” ka mësuar se bëhet fjalë për një polic të Kosovës.
Gazeta mëson se polici ka marrë plagë nga armët e zjarrit.
Deri tash nuk dihen detajet, por rasti ka ndodhur afër vijës kufitare.
Nacionale ka kontaktuar me Spitalin e Mitrovicës, por që deri më tani, aty nuk janë dërguar të plagosurit.