Pjesëtarët e mbrojtjes së afërt, përfshirë shoferin e kryeministrit Albin Kurti, janë shfaqur duke shijuar pishinat e Greqisë, derisa po shërbejnë në sigurinë e shefit të qeverisë gjatë qëndrimit më shumë se një-javor në Athinë.
Në Greqi, kryeministri Kurti është akomoduar në resortin luksoz “Grand Resort Lagonisi” në Athinë, shpenzimet e të cilës i mbulon organizatori i edicionit të 24-të të Symi Simpozium.
Mirëpo, mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, është shfaqur në një lokacion tjetër, në disa fotografi që pjesëtarët e saj kanë publikuar në rrjetet sociale.
Pjesëtarët e mbrojtjes së afërt po qëndrojnë në qytetin Sourpi, i cili është disa kilometra larg hotelit ku është duke qëndruar Kurti.
Në këto foto, sigurimi i afërt dhe shoferi i Kurti shihen duke shijuar pishinën e këtij hoteli.