Si përfundim a është Luiz Ejlli në një lidhje jashtë shtëpisë së BBVA?

Luiz Ejlli është kthyer jo vetëm në personazhin më të komentujar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” por edhe në gjithë showbiz-in shqiptar. Prej javësh tanimë e gjithë vëmendja është drejt tij dhe publiku është kurioz të mësojë më tepër edhe rreth jetës së tij jashtë shtëpisë.

Prej disa ditësh është aluduar se këngëtari ka një marrëdhënie jashtë shtëpisë dhe është pikërisht partnerja e tij ajo që i menaxhon Instagramin. Ndalur këtu, pak e cuditshme që “ajo” të publikojë vazhdimisht në profilin e “të dashurit” foto, video dhe hashtags me Kiarën.

Gjithsesi, për këtë temë Luizi është pyetur edhe brenda shtëpisë në pyetjet anonime që banorët i bënë njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Arbana e pyeti Luizin rreth kësaj teme dhe përgjigja e tij ishte e mënjëhershme.

Aristi tha se nuk ka asnjë marrëdhënie apo person jashtë shtëpisë. Më tej, me nota humori, ai u shpreh se edhe nëse do të ekzisonte ky person, deri tani, me të gjitha gjërat që kanë ndodhur, do të kishte ikur.

Luizi theksoi sërish se e gjithë vëmendja e tij është vetëm të Kiara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *