Pasditen e së shtunës ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Itali.
Ata u rrahën me njëri-tjetrin me grushte e shqelma.
Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA”.
Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për të ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital.